Policia e Kosovës zbardh raportimin e rremë për dhunim në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka sqaruar se rasti i dhunimit i raportuar dy ditë më parë në veri të Mitrovicës ka qenë kallëzim i rremë.

Një person ishte arrestuar në lidhje me incidentin, por u lirua pasi hetimet policore rezultuan se nuk ka pasur rast të dhunimit.

Rasti është ricilësuar si “Kallëzim i rremë” ndaj një gruaje 41-vjeçare.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 04.11.2024, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri ishte raportuar një rast i dhunimit ku një femër kishte njoftuar policinë se ishte dhunuar nga një person në shtëpinë e saj në Mitrovicë Veri. Policia kishte vepruar menjëherë, kishte identifikuar personin i cili ishte shoqëruar në Stacionin Policor ndërsa pasi ishte kontaktuar prokurori, ishte iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ,,Dhunim”.

Meqenëse i dyshuari potencial kishte qenë nën ndikim te alkoolit, ndaj tij ishte caktuar masa e ndalimit policor ndërsa policia kishte vazhduar me veprimet procedurale-hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Me datën 05.11.2024, pasi ishte intervistuar personi i dyshuar dhe pas veprimeve tjera hetimore si dhe intervistës shtesë nga viktima e supozuar, është vërtetuar se nuk ka pasur rast të dhunimit andaj është njoftuar prokurori dhe personit i është ndërprerë masa e ndalimit ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti është ri-cilësuar nga ,,Dhunim” në ,,Lajmërim apo kallëzim i rremë” ndaj të dyshuarës F.E., 41 vjeçare, e cila fillimisht ishte paraqitur në cilësinë e viktimës.

Lexo edhe:  Plas sherri mes çiftit në Gjakovë, përleshen fizikisht mes vete