Policia e Kosovës vendos kamera sigurie në afërsi të Urës së Ibrit

Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e dhjetë kamerave në afërsi të Urës së Ibrit për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.

Kështu njoftoi Veton Elshani, zëvendëskomandanti i Policisë në veri.

“Policia e Kosovës është institucioni i vetëm që e bën kontrollimin me video të vendeve publike. Policia e Kosovës në mandatin e saj e ka prioritet ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin, këto bëhen duke i vëzhguar vendet publike me kamera. Në suaza të kësaj, kemi bërë vendosjen e disa kamerave në pjesën veriore në afërsi të Urës së Ibrit që e menaxhon pjesën veriore dhe një gjë e tillë do të vazhdojë në të ardhmen”, tha ai.

Ai tha se vendosja e kamerave është bërë edhe te “Tre Rrokaqiejtë”.

Në total, Elshani u shpreh se është duke u bërë vendosja e 10 kamerave të reja.

Lexo edhe:  Ishte dënuar me 29 vite burgim, ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë 73-vjeçari në Prishtinë