Policia e Kosovës ndalon në Jarinje serbin, dyshohet për krime lufte në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë

Sipas njoftimit të policisë ai dyshohet për penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999,

“Në vazhdën e hetimit të krimeve të luftës, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë ndaluar personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte. I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, bëhet e ditur në njoftim/

Lexo edhe:  Ambasadorët e QUINT-it dalin nga takimi me Kurtin: Nuk e përkrahim asnjë ndërrim të statusit të Urës se Ibrit