Policia e Kosovës ndaloi ambulancën serbe të Spitalit të Mitrovicës, po kthehej nga Beogradi

Drejtori i Spitalit në Mitrovicën Veriore, Zlatan Elek, ka deklaruar se Policia e Kosovës herët në mëngjesin e sotëm, kanë ndalur dhe kontrolluar ambulancën e kësaj qendre spitalore klinike”.

Elek njoftoi se Policia e Kosovës ndali ambulancën pas kthimit nga Beogradi, afër pikës kufitare në Bërnjak.

Sipas Elekut, Policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë.

Lexo edhe:  Grabitet 18-vjeçarja në Mitrovicë, hajni ia merr zinxhirët nga qafa dhe e rrëzon përtokë