Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e personit të kërkuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi në kërkim.
Në një postim në Facebook policia fton qytetarët për bashkëpunim për kapjen e personit të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, transmeton lajmi.net.
Ja postimi:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
-Person në kërkim
Njësi për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendndodhjen dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.