Policia e Kosovës jep detaje për djegien e shtëpisë më të vjetër në Mitrovicë
Është djegur sonte në Mitrovicë, shtëpia më e vjetër, ajo e familjes Koroglu, duke u përfshirë nga zjarri dhe është djegur tërësisht.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i tha Sinjalit se nuk raportohet për persona të lënduar, teksa njësitë policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.
“Sonte rreth orës 20:10 është raportuar se në rrugën “Bedri Gjina” në Mitrovicë, një shtëpi që është pjesë e trashëgimisë kulturore ështe përfshirë nga zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit”, tha Zahiti.