Policia e Kosovës gjuajti në veturën Audi Q7 që nuk po ndalej në Leposaviq

 

Policia e Kosovës ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një veture të tipit Audi Q7 në Leposaviq.

Për pasojë janë lënduar dy qytetarë të komunitetit serb, të njëjtit përkundër urdhrit të zyrtarëve policor nuk e kanë ndalur veturën.

Burime të Gazetës Insajderi kanë bërë me dije se brenda veturës ndodhej Dusan Slavic dhe Miljan Delevic. Dyshja janë dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti më konkretisht ka ndodhur në afërsi të lumit Bistrica në mes Leposaviqit dhe Zveçanit.

“Policia ka qëlluar mbi një Audi Q7 që nuk ka dashur të ndalojë. Dy serbë u qëlluan dhe po dërgohen për në Krajevë për operacion”, i tha ky burim Insajderit.

Gazeta ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës por deri tani nuk janë përgjigjur.

Lexo edhe:  Historike: Malisheva debuton me fitore në Evropë, mposht skuadrën malazeze në ndeshjen e parë