Policia e Kosovës e kap një fëmijë duke vozitur, ia dënon babën me 300 euro
Policia e Kosovës e ka zënë një të mitur teksa vozit veturën.
Si rezultat, prindit të tij ia ka shqiptuar gjobën 300 euro.
Njoftimi:
Sot gjatë kontrollit të rregullt në trafik, nga njësitet policore të stacionit të Obiliqit, është identifikuar një fëmijë i mitur i cili po drejtonte një automjet pa pasur të drejtë ligjore për ngasje.
Pas veprimeve policore, automjeti është ndaluar në mënyrë të sigurt, ndërsa ndaj prindit – pronar i automjetit – është shqiptuar gjobë në bazë të legjislacionit në fuqi, për moskujdesin dhe lejimin e fëmijës së mitur të ngasë automjetin