Policia e Kosovës dhe KFOR forcojnë gatishmërinë operacionale përmes ushtrimit “Incident Command Walkthrough”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ushtarë të Batalionit Manovrues të Komandës Rajonale–Lindje të misionit të udhëhequr nga KFOR/NATO, ka realizuar një ushtrim të përbashkët të quajtur “Incident Command Walkthrough”.

Qëllimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe ushtrimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit dhe kontrollit, si dhe metodave të koordinuara të reagimit, me synim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe sigurimin e një përgjigjeje efektive ndaj sfidave të mundshme të sigurisë.

Sipas njoftimit, angazhime të tilla të përbashkëta pasqyrojnë nivelin e lartë të profesionalizmit, koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e të gjithë partnerëve dhe mbështetësve të saj, të cilët kontribuojnë në avancimin e mëtejmë profesional të institucionit

Lexo edhe:  Trajkoviq: Radojçiqit i frikësohet Beogradi dhe Prishtina, ai di shumë gjëra për të dyja palët