Policia e Kosovës arreston të dyshuarin që po kërkohej me urdhërarrest nga Arabia Saudite

Një person është arrestuar dje me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të policisë, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Arabia Saudite, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Arabisë dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Arrestimi është bërë në Prishtinë, në rrugën “Bajram Kelmendi”

Lexo edhe:  Faton Hajrizi dyshohet se e kreu vrasjen me armën zyrtare të policit serb