Policia e konfirmon vdekjen e 1 vjeçarit në Fushë Kosovë, jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen 28 në Fushë Kosovë, ku një fëmijë një vjeç e gjysmë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë”, tha ai.

Tutje, Borovci njoftoi se aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është 58-vjeçari që humbi jetën pasi u rrotullua me traktor