Policia e kap një shofer pa leje, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një person që bëri disa shkelje përnjëherë.

Siç njofton Policia, personi po voziste pa leje një veturë pa regjistrim, ndërkohë që ishte nën ndikim të alkoolit, shkruan 02 Press.

Njoftimi i policisë:

Drejtimi i mjetit pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe nën ndikim të alkoolit

Njësia për kontroll të autostradave gjate kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin pa patentë shoferi, pa regjistrim të automjetit si dhe nën ndikimin e alkoolit ku sasia e alkoolit ne gjak ishte 2.50 promilë, të njëjtit i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik e cila i procedohet gjykatës për kundërvajtje duke i përshkruar të gjitha shkeljet e gjetura gjithashtu të njëjtit i janë konfiskuar targat e automjetit përkohësisht.

Policia e Kosovës me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në Kamenicë, një burrë gjendet pa shenja jete në një mal