Policia e Inspektorati me aksion, konfiskohet peshk në treg

Sot, më 29 shtator 2025, rreth orës 10:05, në tregun e Gjakovës është zhvilluar një aksion për konfiskimin e sasisë së peshkut të paligjshëm, i cili dyshohej se po shitej jashtë rregullave ligjore dhe sezonit të lejuar.

Sipas njoftimit të Federatës së Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK) në Facebook, aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së mjedisit ujor.

“Sot, më datë 29 shtator 2025, rreth orës 10:05, Kryetari i Federatës së Peshkatarëve Sportivë të Republikës së Kosovës (FPSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Tregut, ka ndërmarrë një aksion për konfiskimin e sasisë së peshkut të paligjshëm në tregun e Gjakovës. Ky aksion është realizuar me qëllim të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe respektimit të rregulloreve në fuqi që ndalojnë shitjen e paligjshme të peshkut të egër dhe jashtë sezonit. Dëshirojmë të shprehim falënderimet më të sinqerta për Policinë e Kosovës për asistencën e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional në realizimin e këtij operacioni”, thuhet në njoftim.

Federata apelon për respektim të rregullave ligjore dhe ruajtjen e resurseve natyrore të vendit.

Lexo edhe:  Sokol Halili kishte shenja jete pasi qëlloi veten, mësohet kur vdiq