Policia denon shoferin që po “fluturonte” me shpejtësi 169km/h

Gjobitet kundërvajtësi i cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejton automjetin me shpejtësi prej 169 km/h

Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë respektivisht në fshatin Stanovcë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 169 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  FSK e gatshme për të marrë pjesë në “Cambrian Patrol”