Policia deklarohet për pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia

Një grup prej katër personash para disa dite dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut. E lidhur me këto arrestime, sot në veri kanë protestuar një grup i serbëve.

Shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza tha se protesta e sotme në veri ka përfunduar pa incidente.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e protestuesve serb se të rinjtë që janë arrestuar para dy ditëve, u keqtrajtuan.

“Pas arrestimit janë intervistuar e më pas janë liruar. Kamera ka në çdo vend, nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Ata nuk janë keqtrajtuar”, deklaroi ai.

Lexo edhe:  Gruaja në Prishtinë denoncon burrin për dhunë në familje, 43-vjeçari dërgohet në mbajtje