Policia bastis një shtëpi në Runik të Skenderajt, gjen një armë ilegale – arrestohet pronari

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mëngjesin e sotëm në fshatin Runik të Skenderajt, ku gjatë bastisjes së një shtëpie, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një armë gjuetie, për të cilën pronari i saj nuk posedon leje përkatëse.

45-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Lexo edhe:  “Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë”, pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares në Turqi