Policia arreston në Mitrovicë një person të dënuar, e çon drejt e në burg

Foto është ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit një person të kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës, në Mitrovicën e jugut.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Jugu, arrestimi është kryer rreth orës 06:30, pas veprimeve operative të njësive policore në terren.

I dyshuari ishte i dënuar me 12 muaj burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për identitetin e të arrestuarit.

Lexo edhe:  Fillon bora e parë në Rugovë