Policia arreston kosovarin e kërkuar nga Interpoli pasi ra në radar
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ishte i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, personi me iniciale A.A., shtetas i Kosovës është ndaluar nga një pikë kontrolli rutinë me radar, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë.
“I njëjti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor dhe është sjellë në Stacionin Policor Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Policia s’ka dhënë detaje se nga cili shtet është i kërkuar personi tashmë i arrestuar dhe as për çfarë vepre saktësisht bëhet fjalë.