Policia arreston Korab Bajgorën, shau dhe kërcënoi Ramush Haradinajn
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dyshohet se është kërcënuar me jetë së bashku me familjen e tij.
Sipas burimeve, Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke ndërmarrë masa dhe arrestuar një person të dyshuar.
Siç mëson Sinjali, personi në fjalë është Korab Bajgora.
I dyshuari rreth pesë orë para arrestimit kishte bërë një kërcënim publik gjatë një transmetimi live në rrjetin social Facebook, ku kishte kërcënuar drejtpërdrejt kreun e AAK-së dhe familjen e tij.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin veprime të mëtejshme ligjore ndaj të dyshuarit.
“E kam për obligim për Fidan Shatin me ua dh* shpirtat, hajdeni ku*vat e dexhallit që vran fëmi.Ta q*fsha Anitën n’zemër”, tha ai në video, duke përmendur edhe bashkëshortën e liderit të AAK-së.

