Policia arreston edhe personin e dytë për vjedhje në veri të Mitrovicës
Me datën 10.09.2025, Policia e Kosovës ka arrestuar personin F.A. (36 vjeç), i dyshuar për përfshirje në një rast të vjedhjes së të raportuar më 23 korrik 2025.
Sipas hetimeve, i dyshuari F.A., në bashkëkryerje me personin M.B. (32 vjeç) – i arrestuar më 19 gusht 2025 – dyshohet se kishin kryer veprën penale “Vjedhje”, duke vjedhur dërrasa pune në një punishte, me vlerë rreth 750 euro.
I dyshuari është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi figuronte në sistemin policor si person i kërkuar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti pas intervistimit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.