Policia arreston 42-vjeçarin në veri të Mitrovicës, dyshohet se ngacmoi seksualisht dhe shantazhoi një të mitur
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Mitrovicën e Veriut, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ngacmim Seksual” dhe ,,Shantazh”, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, më datë 08.05.2025, një ankuese e mitur është paraqitur në Stacionin Policor në Leposaviq, ku ka raportuar një rast të ngacmimit seksual nga një person mashkull i moshës madhore.
Njësitet policore relevante menjëherë kanë reaguar ndaj rastit dhe kanë intervistuar viktimën në prani të avokatit mbrojtës, punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të viktimave.
I dyshuari është kërkuar në vendbanimin e tij, por nuk është hasur.
“Më datë 09.05.2025, i dyshuari S.J., 42 vjeç, është hasur dhe arrestuar ne Soqanice dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat penale ,, Ngacmim Seksual” dhe ,,Shantazh”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë çdo formë të ngacmimit seksual, shantazhit apo çfarëdo veprimi tjetër që cenon dinjitetin dhe sigurinë personale.
“Çdo denoncim trajtohet me seriozitet të lartë dhe me konfidencialitet të plotë. Bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për parandalimin dhe luftimin e veprave penale