Polici shqiptar nga Maqedonia arrestohet për dhunë, e rrahu të dashurën në Gjilan
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me numrin e këtyre ngjarjeve që denoncohen në Polici.
Një rast i tillë është raportuar së fundmi nga një vajzë në Gjilan, e cila e ka denoncuar personin me të cilin ka qenë në lidhje dashurie.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është zyrtar policor në Maqedoni të Veriut, i cili u arrestua pas raportimit për dhunë në familje.
Ai dyshohet se pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës, duke i shkaktuar lëndime trupore – për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Si rezultat, Policia është aktivizuar dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj policit shqiptar të Maqedonisë dhe masën e ndalimit policor.