Polici i plagosur në Fushë Kosovë është në gjendje stabile, jep detaje drejtori i Emergjencës

Një zyrtar policor është plagosur sot në Fushë Kosovë.
Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore ka folur për lajmi.net drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Ai ka thënë se gjendja e tij është stabile dhe janë kryer ekzaminimet e duhura,

“Po, është një polic i plagosur në Qendrën Emergjente, janë kryer ekzaminimet e duhura, janë në pritje të rezultateve, gjendja stabile”, ka thënë Syla për lajmi.net

Lexo edhe:  Ky është shqiptari që e qëlloi për vdekje serbin në Gjermani