Polici i plagosur mbrëmë në veri sillet në Emergjencën e QKUK-së, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Polici i Njësisë së Reagimit të Shpejt që u plagos nga sulmi i mbrëmshëm në fshatin Serbovc të Zveçanit, është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovovës.

Siç mëson Demokracia.com ai është plagosur në krah dhe në Spitalin Regjional të Mitrovicës nuk kanë mundur të ia largojnë plumbin.

Lajmin se është pranuar në Emergjencë për Demokracia.com e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

Sipas Bajgorës, janë duke i bërë disa ekzaminime policit që është plagosur.

“Pacienti është në ekzamenin, kemi me i bërë disa analiza, CT dhe rentgen”, ka thënë ai shkurt.

Bajgora ka theksuar se pas këtyre ekzaminimeve mund të japin më shumë detaje për gjendjen e policit të plagosur.

Ndryshe, të enjten rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

“Si pasoj e incidentit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore.”, ka njoftuar mbrëmë pas mesnate Policia.

Lexo edhe:  I moshuari në mes të rrugës ngacmon seksualisht me fjalë të pista 14-vjeçaren në Obiliq