“Policët në veri sulmohen me shishe qelqi e mjete piroteknike”, Policia: S’ka të lënduar, jemi duke hetuar rastin

Mbrëmë pas mesnate, ka ndodhur një sulm me mjete piroteknike e shishe qelqi kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.

Për rastin ka folur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se “rasti është duke u hetuar”.

“Ka pasur hedhje të mjeteve piroteknike, në një rrugë në Mitrovicë të Veriut nga një ndërtesë në afërsi tek Policia e Kosovës. Ka pasur hedhje edhe shishe të qelqit. Kemi biseduar me gjithë banorët që kanë qenë në atë ndërtesë”.

Elshani bëri të ditur se “nuk ka të lënduar” dhe se ky rast cilësohet si “sulm ndaj personit zyrtar”.

“Situata vazhdon të jetë e qetë, por delikate në veri. Kudo që e kemi parë të arsyeshme kemi vendosur pjesëtarë të PK-së”, shtoi Elshani.

Lexo edhe:  37-vjeçari në Vushtrri plagos veten me armë aksidentalisht, dërgohet me urgjencë në spital