Policët në Veri pa ndërrim që 72 orë
Të shtunën u nisën për te pikat kufitare në Jarinje e Bërnjakë. Por që nga ajo ditë, policët kufitare nuk janë zëvendësuar.
Kjo pas bllokimit të rrugëve që të dërgojnë për tek këto pika kufitare.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për tëvë1 kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.
Por sipas Zeqiri zyrtarët janë furnizuar më ushqim dhe më gjëra elementare.
Furnizimin me ushqim e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Kosovës përmes një komunikate.
Mirëpo, përveç kësaj , PK nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë çështje.
“Policia e Kosovës, në kuadër të vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me kohë ndërmerr masat e sigurisë, masat e nevojshme mbështetëse dhe logjistike, përfshirë veshmbathjen dhe ushqimin për personelin e saj në detyrë”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Që katër ditë, serbët kanë vendosur barrikada në rrugët që të dërgojnë në pikat kufitare, Jarinje e Bërnjak.