Policët e bllokuar, KFOR-i: Kemi transportuar 9 policë të sëmurë
Njësit e misionit paqëruajtës të KFOR-it, kanë bërë të ditur për Kanal10 se që ka nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, kanë transportuar 9 policë të cilët kanë patrulluar në pjesët e barrikaduara.
“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10.
Policët në veri të vendit tash e 11 ditë kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare përtej barrikadave, kjo gjë ka ngritur shqetësimet e Sindikatës së Policëve dhe partive opozitare.
Ata kanë thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve derisa nga partia në pushtet kanë thënë se po flitet se si tu ndihmohet atyre.