Po vazhdon me ritëm të shpejtë ndërtimi i Xhamisë së Madhe, do t’i zë 14 mijë besimtarë

Vazhdon dinamika e punimeve në ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë, e cila do të ketë kapacitet për afër 14 mijë persona.

Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Sipas planeve, xhamia pritet të ndërtohet brenda tri vjetëve nga Konsorciumi i dy kompanive Bashkimi Projekt dhe Trio Construction .

Lexo edhe:  Pacolli hap “GoFundMe”, fton të gjithë për të ndihmuar familjen Ademaj nga Peja