Po shijonte lirinë nga arratia që nga janari, ky është 30-vjeçari i arrestuar për gjashtë vepra penale në Prishtinë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet dhe grabitjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë. Në pranga ka rënë dje edhe një person i dyshuar për gjashtë vepra penale që lidhen me vjedhje.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari është Senad Isenoviq, 30-vjeçar.

Isenoviq u arrestua pas më shumë se katër muajsh në arrati dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ai dyshohet se ka kryer gjashtë vepra penale “Vjedhje” [4 raste], “Vjedhje e rëndë” dhe “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Me urdhër të prokurorit, 30-vjeçari është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

Lexo edhe:  Çmenduri: I riu në Kosovë zhvesh të miturin live në TikTok dhe i puth organin gjenital gjatë një sfide