Po pinte kafe dhe vdiq në vend, konstatohet vdekja e kosovarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të vdekjes në Viti të shtunën. 

Sipas dëshmitarëve, një person derisa ishte duke pirë kafe në restorant, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka humbur ndjenjat. Ai është dërguar në emergjencën e qytetit, ku është konstatuar vdekja e tij.

“Viti / 28.12.2024 – 08:00. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke pirë kafe në një restorant (sipas dëshmitarëve), i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Viktima pasi është dërguar në emergjencë e qytetit, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Reduktime të energjisë elektrike