Po përdorej për të strehuar qytetarët, uragani “Milton” shemb çatinë e stadiumit gjigand në Florida

Pjesë të çatisë së një stadiumi bejsbolli me kapacitet prej 42,000 personash në Florida janë shkëputur nga uragani Milton.

Ndërsa erërat me shpejtësi prej 205 km/h që goditën Shën Petersburgun, pjesë të çatisë së stadiumit të bejsbollit Tropicana Field u shkatërruan.

Stadiumi po përdorej si një strehë për një pjesë të qytetarëve, por nuk raportohet për të lënduar, sipas mediave lokale.

Stadiumi është shtëpia e ekipit të Tampa Bay Rays, që militon në MLB.

Lexo edhe:  E çuditshme në Mitrovicë: Pronari i zë dy punëtorë të ndërtimit duke fjetur në orar të punës - "tani po ankohen"