Po kërkohej nga policia, arrestohet një 40 vjeçar në Ferizaj

Sot rreth orës 15:10, hetuesit e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar M.I (M/K) i moshës 40 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Shpërdorimi”, me dënim burgimi prej 25 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.  Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  UNITET-i zhytur në borgje: 4.5 milion vetëm në ATK, asambleisti kërkon raport dhe të dihet sa punëtorë punojnë në kompani