“Po e mbroj veten…” – Kërcënohet pronari i marketit ‘Leari’ në Gjilan, i dyshuari e ekspozon armën

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Gjilan.

Siç mëson Sinjali, pronari i marketit ‘Leari’ është kërcënuar me armë zjarri nga një një person, me të cilin dyshohet se kanë pasur një konflikt kohë më parë.

Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari – i cili ka përfunduar në ndalim policor, e ka ekspozuar armën para viktimës dhe ndër të tjera i ka thënë se armën e mban “për t’u mbrojtur nga ti”.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka dhënë deklaratën e tij për atë që ka ndodhur.

Si rezultat, Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit, i cili po ashtu është intervistuar lidhur me rastin, teksa arma është sekuestruar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

Lexo edhe:  Kosovari bëhet hero në Gjermani, shpëton jetën e një një tre vjeçare në pishinë