Po bënin gara në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, gjobiten shoferët

Policia e Kosovës ka identifikuar dy shoferë të cilët kanë qenë duke bërë gara mes vetë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, të njëjtit duke bërë gara shpejtësie me vetura , kanë penguar dhe rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve u është shqiptuar gjoba prej 400 euro, 4 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.

Lexo edhe:  Vidhen 55 mijë euro para të gatshme e 10 mijë euro ari nga shtëpia e familjes Hoxha në Ferizaj