Po barte disa migrantë nga Nepali, policia ndalon të dyshuarin në Jarinje

Një rast i kontrabandimit me migrantë është raportuar në Jarinje të Leposaviqit.
Nga Policia e Kosovës u tha se si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjetin e tij janë gjetur tre shtetas të huaj (nepalez), dy meshkuj dhe një femër).

Po ashtu në veturë është gjetur edhe një rrethatore për fishekë.

“Si provë materiale i është sekuestruar rrethatorja  dhe një telefon celular ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa me imigrantët është marrë njësia policore për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante”

Lexo edhe:  Hysni Gucati nesër i nënshtrohet operacionit