Plas sherri për pronë në Malishevë: Babai kërcënon djalin, përfundon në Polici

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve, e madje të përfundojnë edhe tragjikisht. Të tilla raste, që goxha shpesh ndodhin mes familjarëve zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në përleshje e kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur sot në një familje në fshatin Tërpezë të Malishevë, ku dy persona, babë e bir janë kapur mes vete për shkak të një mosmarrëveshje për pronë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëveshje, ku babai dyshohet ta ketë kanosur djalin, pasi i njëjti kishte vendosur që ta shesë një pronë të tyre.

Përballë kësaj situate, djali vendosi ta kërkojë ndihmën e Policisë, me ç’rast palët u shoqëruan në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Ikë një pacient nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për ta gjetur