Plas sherri në një restorant në Bukosh të Suharekës/ Sulmohet klienti
Një incident mes dy personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në një restorant në fshatin Bukosh të Suharekës. I dyshuar për këtë rast K.S, i cili sipas informacioneve të para e ka sulmuar fizikisht një klient në hapësirat e lokalit.
Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, kur i dyshuari K.S. është denoncuar nga viktima I.K., nën dyshimet se e ka goditur me një copë dru dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, ai ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Suharekës
Viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se është sulmuar në momentin që ka dalë në oborrin e restorantit.
Motivet e sulmit janë ende të panjohura, ndërkohë që rasti është konfirmuar nga Policia. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “lëndim i lehtë trupor”.
“Ai klloshar ka bo problem këtu”, teksa ka refuzuar të jap versionin e tij dhe ka kërkuar që të mos raportohet ky rast.
“Unë po them që nuk e kam sulmu, mos e hedhni në gazetë. Unë qishtu po iu them. Po hajt publikoje”, tha ai.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.