Plas sherri në një familje në Gjakovë: Djali sulmon nënën, kapet edhe babai i tij

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një konflikt i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën “Mit’hat Frashëri” në Gjakovë, ku ka plasur sherri mes një 17-vjeçari dhe babait të tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht i mituri kishte ushtruar dhunë ndaj nënës, çka e ka shtyrë edhe babanë e tij të përfshihet, por që edhe ky i fundit i ka shkaktuar lëndime gruas së tij, duke mos e lejuar që të largohej.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur në familjen e tyre.

Si rezultat i denoncimit, djali 17-vjeçar është arrestuar nga njësitet policore, ndërsa burrin e dyshuar s’kanë arritur të kapin pasi i njëjti kishte ikur nga banesa.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të mitur t’i caktohet masa e ndalimit, ndërsa të merren veprimet e nevojshme për ndalimin e të dyshuarit tjetër.

Lexo edhe:  “M’kanë gju me hekra n’kry”, Tiktokeri “Medi” konfirmon rrahjen nga Noizy, hedh akuza ndaj Stresit