Plas sherri në një familje në Fushë Kosovë, 36-vjeçari ushtron dhunë ndaj vëllait – intervenon Policia

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta.

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe sot në një familje në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 36-vjeçar, i cili përfundoi në Polici, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se vëllai i tij e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili ka deklaruar se ka pasur mosmarrëveshje me vëllain, por nuk e ka rrahur.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Pronari i marketit “Leka” në Ferizaj gjuan me armë pasi e zbuloi hajnin te lokali, intervenon Policia