Plas sherri në mes të sheshit në Drenas, një 54-vjeçar bëhet për spital
Konflikti verbal mes dy personave te sheshi në qytetin e Drenasit ka eskaluar dje në sulm. Për shkak të përleshjes, motivet e së cilës ende nuk dihen, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka përfunduar në spital.
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë me dije se si pasojë e sulmit, viktima, një 54-vjeçar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Drenasit.
Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në këtë qendër për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e 54-vjeçarit.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes viktimës dhe një personi tjetër, i cili e kishte grushtuar në mes të sheshit, duke i shkaktuar plagë.
Lidhur me rastin, burimet thonë se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.