Plas sherri në Konushefc të Podujevës: 33-vjeçari ia thyen veturën dhe xhamat e shtëpisë familjarit
Konfliktet në familjet kosovare në shumicën e rasteve eskalojnë në kanosje, dhunë e incidente të tjera.
Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe dje në fshatin Konushefc të Podujevës.
Këtë herë, një 33-vjeçar po dyshohet se është futur në sherr me një familjar të tij.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari i ka shkaktuar dëme viktimës, duke ia thyer veturën, xhamat e shtëpisë dhe derën.
Motivet e rastit akoma nuk dihen por që Policia është njoftuar menjëherë dhe si rezultat një njësi policore ka intervenuar.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti.