Plaku nga Drenica që gatuante fli për gruan e sëmurë tash ka mbetur i vetëm, ai rrëfehet mes emocionesh
Sahit Prekazi, qytetari nga Komuna e Skenderajt, tashmë po jeton i vetëm në shtëpinë e tij.
Ai ishte bërë viral përmes një imazhi ku shfaqej duke i gatuar fli gruas së tij, tashmë të ndjerë.
Lajmi.net ka arritur të realizojë një intervistë me të, ku Prekazi ka folur për momentet e fundit të jetës së bashkëshortes së tij.
Ai ka rrëfyer se bashkëshortja kishte pasur probleme shëndetësore me të cilat ishte përballur kohë pas kohe.