Plagosja në Gjakovë: Viktima dyshohet se u qëllua duke vozitur – kjo është gjendja e tij
Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të plagosjes me armë zjarri në fshatin Morinë të Gjakovës, ku një person është qëlluar derisa ishte në lëvizje me veturë. Viktima tashmë ndodhet në spital, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore.
Personi që u qëllua është shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti ka kërkuar ndihmën e Policisë në orët e para të së martës.
Siç merr vesh Sinjali, viktima është plagosur në qafë dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Lajmin e ka konfirmuar tashmë edhe Policia Rajonale në Gjakovë.
“Lidhur me rastin, Prokurori Kujdestar është njoftuar dhe me vendim të tij është hapur rast “Vrasje në tentativë”. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”