Plagoset një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri të martën në rrugën tranzitore në Prizren, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, janë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.

“Viktimës i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe tani po trajtohet në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri, ndërsa rasti po cilësohet “vrasje në tentativë”.

Lexo edhe:  Arrestohet politikani serb Arsenijeviq dhe një shqiptar në Mitrovicën Veriore