Plagoset një burrë teksa qëndronte në oborrin e shtëpisë në Vushtrri
Një burrë nga Vushtrria është plagosur pasi një plumb e ka goditur në këmbë, ndërsa ai po qëndronte në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht ka dëgjuar një të shtënë armë zjarri, e menjëherë pas saj ka ndier goditje mbi gjurin e këmbës.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori kompetent.