Plagoset me thikë një person në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës rreth orës 18:30 ka pranuar një informatë se një person i lënduar ndodhet në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Këtë për KALLXO e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka treguar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sipas Ahmetit Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Lexo edhe:  Dënohet me burgim të përjetshëm i akuzuari për vrasjen dhe djegien e vëllait në Rahovec