Plaçkitja e argjendarisë – Deklarohet polici që u plagos në Suharekë

Një zyrtar policor është plagosur Suharekë, pasi katër të dyshuar shtinë me armë në drejtim të tij kur kryen grabitje në një argjendari.

IndeksOnline ka kontaktuar me zyrtarin policor që ka mbetur i plagosur nga kjo grabitjë e rëndë.

“Mirë jam. Mirë e kam gjendjen. Për detajet ju lutem flisni me Regjionin”, ka thënë polici i plagosun Avdullah Hoxha.

Katër të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë ndodhen ende në arrati.

Më poshtë deklarata e zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit përkitazi me këtë rast Shaqir Bytyqi.

“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është  një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit  kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”.

Lexo edhe:  Policia asiston në rrëzimin e objektit të nisur për xhami në Shkabaj