Pjesëtarët e FSK-së nga terreni ftojnë rininë për t’u bërë pjesë e ushtrisë

Disa pjesëtarë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës janë duke ftuar të rinjtë dhe të rejat që të aplikojnë në konkursin për t’u bërë pjesë e ushtrisë.

Sipas informacioneve të tyre nga terreni, është interesim i madh i të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së, transmeton Klan Kosova.

“Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK”.

“FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedural”.

Lexo edhe:  Gjenden dy trupa të pajetë në Valbonë