Pjesë të Evropës dhe Ballkanit në javën e tretë nga stuhitë e forta, Kosova pranë zonës së kuqe

Pjesë të Evropës dhe Ballkanit po hyjnë tashmë në javën e tretë që po ballafaqohen nga stuhitë e forta shkatërrimtare, madje po marrin edhe jetë njerëzish.

Pra, nga sot e deri të Mërkurën parashihen stuhi të forta në pjesë të ndryshme të Evropës dhe Ballkanit, të cilat do të gjenerojnë sërish stuhi të forta, të përcjellura me rrebeshe të vrullshme, breshër deri në 10 cm, shkarkesa të ashpërta rrufesh, erëra deri në 120 km/h si dhe tornado, këto të fundit parashihen kryesisht në Italinë veriore, Slloveninë veriore dhe Austrinë jugore.

Gjendja më e përkeqësuar që do të përfshijë më shumë shtete do të jetë sot dhe të Martën, ndërsa nga e Mërkura do të jenë në zona më të pakta, por prapë të fuqishme në ato vende me alarmin e kuq.

 

Vendet apo shtetet të cilat parashihen të jenë në kategorinë e tretë të stuhive apo në alarmin e kuq do të jenë: pjesa jugore dhe lindore e Francës, Italia veriore, jugu i Gjermanisë, Hungaria, Sllovakia, Ukraina, pjesa veriore e Rumanisë, Kroacia, Bosnja & Hercegovina si dhe pjesërisht Mali i Zi dhe Serbia.

Kosova të Mërkurën gjendet në alarmin e verdhë dhe pak në ato ngjyrë portokalli, ku parashihen pra stuhi lokale që mund të sjellin breshër dhe shkarkesa rrufesh. Po ashtu, edhe erëra mjaft të fuqishme, me shpejtësi deri në 80 apo 90 km/h!

Lexo edhe:  E dhimbshme: Brenda një jave, vdesin dy vëllezër veteranë të UÇK-së nga Drenasi