Pjesë e hetimit për skandalin e BKS-së edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci

Hetimi i madh penal për skandalin e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) është zgjeruar edhe më tej.

Sipas dokumenteve gjyqësore dhe burimeve të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin, pjesë e kësaj lënde penale është edhe pronari i “Reforma SH.P.K.”, Azem Rusinovci.

Emri i Rusinovcit figuron në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren, e cila ka shërbyer si bazë ligjore për bastisje, kontrolle dhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti, që po konsiderohet ndër skandalet më të rënda financiare në vend.

Roli në hetim

Sipas burimeve, pronari i “Reforma SH.P.K.” po hetohet në cilësinë e personit përgjegjës të personit juridik, në kuadër të dyshimeve për: keqpërdorim të besimit dhe autorizimeve ekonomike, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve, bashkëkryerje dhe veprimtari penale në vazhdimësi të ndërlidhura drejtpërdrejt me rastin e BKS-së.

Ndërlidhja BKS – Reforma SH.P.K.

Hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime për ndërlidhje financiare dhe dokumentare mes BKS-së dhe “Reforma SH.P.K.”, kompani e njohur që merret me: shitblerjen e veturave, shitje dhe servis të autorizuar për VW dhe Audi, si dhe riparime të veturave pas aksidenteve.

Pikërisht kjo veprimtari afariste dhe dokumentacioni përkatës janë vënë nën lupën e hetuesve.

Hetimi vazhdon

Burimet theksojnë se hetimi është ende në fazë aktive, ndërsa nuk përjashtohet: zgjerimi i listës së personave nën hetim, marrja e masave të tjera procedurale, dhe veprime shtesë nga Prokuroria në ditët në vijim.

Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë.

Lexo edhe:  Vazhdojnë reduktimet e rrymës